Këtë të premte monedha europiane është blerë me 123.3 lekë dhe është shitur me 123.8 lekë, duke shënuar kështu një mbyllje pozitive të kuotës për këtë javë.
Ndërkaq Paundi britanik ka regjistruar një rritje të fortë këtë mëngjes duke fituar gati 1 pikë nga dita e enjte teksa blihet sot me 142 lekë dhe shitet me 143 lekë.
Dollari amerikan, sipas kursit të këmbimit lokal është dobësuar këtë të premte në raport me ditën e djeshme duke u blerë sot me 101.8 lekë dhe duke u shitur me 102.6 lekë.
Franga zvicerane ka pësuar një rënie të lehtë të vlerës ditën e sotme duke e mbyllur javën negativisht teksa është blerë sot me 113.4 lekë dhe është shitur me 114.2 lekë, referuar tregut të brendshëm valutor.