Një aksident me pasojë vdekjen e një 25-vjeçareje ka ndodhur mëngjesin e sotëm në zonën e Institutit në Tiranë.
Policia njofton se më datë 08.02.2021, rreth orës 07:15, në Institutit, mjeti me drejtues shtetasin E. B, ka aksidentuar këmbësoren shtetasen A. A., 25 vjeçe, e cila si pasojë e plagëve të marra ndërroi jetë në spital.
Drejtuesi i mjetit u shoqërua në Komisariat për veprime të metejshme hetimore. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.