Vrasje e mbetur në tentativë, pjesëmarrje në grup kriminal dhe drogë, ekstradohen tre shqiptarë nga Italia dhe Gjermania…

Shpërndaje

Leonard Kodra, 47-vjeç i shpallur në kërkim ndërkombëtar në lidhje me veprën penale “prodhim dhe shitja e narkotikëve” do ekstradohet nga Italia drejt vendit tonë.  Veprën penale Gjykata e Apelit Shkodër e ka dënuar me 5 vite burg.

Po ashtu, Interpoli bën me dije se M.GJ 26 vjeç nga Durrësi është ekstraduar drejt Italisë ku kërkohej për kryerjen e veprave penale “Trafikimi i narkotikëve”, “Pjesëmarrje në grup kriminal” dhe shkelje e ligjit “Për Armët”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë dhe ligji “Për drogat”.

Drejt  Gjermanisë është ekstraduar dhe 25-vjeçari S. K., banues në Kosovë, i shpallur në kërkim nga Interpol Wiesbaden, Gjermani, për veprën penale “Vrasja e ngelur në tentativë”.

Falë bashkëpunimit të ZQK Interpol Tirana me zyrat homologe janë ekstraduar 3 shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Është ekstraduar nga Italia drejt vendit tonë shtetasi shqiptar Leonard Kodra, 47 vjeç, banues në Malësi të Madhe.
 
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit Shkodër, me vendim e datës 28.09.2016 e ka dënuar me 5 vjet burg për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Është ekstraduar drejt Gjermanisë, shtetasi në kërkim ndërkombëtar S. K., 25 vjeç, banues në Kosovë, i shpallur në kërkim nga Interpol Wiesbaden, Gjermani, për veprën penale “Vrasja e ngelur në tentativë”.

Gjithashtu, është ekstraduar drejt Italisë, shtetasi M. Gj., 26 vjeç, banues në Durrës, sepse Gjykata e Ravenës, Itali, më datë 31.08.2020, i ka caktuar urdhër-arrestin për kryerjen e veprave penale “Trafikimi i narkotikëve”, “Pjesëmarrje në grup kriminal” dhe shkelje e ligjit “Për Armët”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë dhe ligji “Për drogat”.

Shpërndaje