Kryeparlamentari i Turqisë Şentop, shmang gylenistët e KMSH në Tiranë, fal xhumanë në Shkodër…

Shpërndaje

Kryeparlamentari i Turqisë Şentop, ka shmangur çdo lloj kontakti me gylenistët e KMSH në Tiranë. Në ditën e dytë të vizitës në Shqipëri, ai ka falur namazin e xhumasë në Shkodër i shoqëruar nga myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari dhe nga asnjë personalitet gylenist i KMSH, në Tiranë.

Mustafa Sentop fali xhumanë në Xhaminë e Fushë Çelës, “Ebu Bekër”.

Myftiu i Shkodrës u shpreh se ne si popull gëzohemi pa masë me zhvillimin e mrekullueshëm të Turqisë, si një vend me një pozitë të veçantë në hartën e madhe të ymetit islam!

Gjithashtu në hutben e xhumasë, imami tha se gëzimi i tyre, është gëzimi i jonë, hidhërimi i tyre, është hidhërimi i jonë!”.

Şentop vizitoi medresenë “Haxhi Sheh Shamia” në Shkodër, ku ndoqi programin e përgatitur nga nxënësit.

Në një fjalim para nxënësve dhe prindërve, Şentop tha se Turqia dhe Shqipëria kanë lidhje vëllazërore dhe miqësore.

Şentop e cilësoi Shkodrën si qytet të bukur, ndërsa për medresenë “Haxhi Sheh Shamia” tha se është një shkollë me cilësi të lartë./Mexhlis/

Shpërndaje