Një person ka humbur jetën pasditen e sotme në Shkodër. Aksidenti ka ndodhur në aksin Shkodër-Koplik në fshatin Shtoj i Ri.
Burimet bëjnë me dije se një punonjës policie ka përplasur për vdekje një person që po lëvizte me biçikletë.
Viktima është Agim Shkambaj 50 vjeç. Policia ka arrestuar efektivin Gjergj Gjeloshi i cili përplasi për vdekje 50-vjeçarin me makinën tip “Fiat” me të cilën po udhëtonte.