Policia ka arritur t’i identifikoje autoret e dyshuar qe qelluan ne drejtim te lokalit te Alfred Pjetrit ne Dobraç mbremjen e kaluar.
Mesohet se ndihme ne punen e policise dhane kamerat e sigurise te bizneseve perreth.
Ne vendngjarja jane gjetur gezhojat ndersa plumbat kane goditur edhe nje prej mjeteve te parkuara ne oborr.
Dy vellezerit Pjetri jane pjese e struktures se policise se shtetit, ndersa vellai i trete eshte ish-administrator i njesise Rrethina.
Ende nuk dihen motivet e ngjarjes, policia vijon marrjen ne pyetje.