9 persona janë marrë peng nga piratët në Nigeri dhe kërkojnë para për t’i lënë të lirë. Anija në të cilët udhëtonin rreth 18 persona mes tyre edhe dy shqiptarët, babë e bir me origjinë nga një fshat i thellë i Shkodrës, është lënë e lirë bashkë me një pjesë të ekuipazhit, por shqiptarët vazhdojnë të jenë nën presion.
Së fundmi Faxnews ka zbuluar bisedën e fundit e të riut me një prej të afërmve. Sipas raportimit të tij ai ka qenë në Harcourt, Afrika e Jugut herën e fundit që ka komunikuar.
I riu është shprehur:
Jam në Portin “Harcourt”, më parë ishim në Lagos. Ka mundësi të rikthehemi sërish në Lagos për të ngarkuar. Jemi ngarkuar në Turqi me ushqime pluhur dhe me gips pluhur që e sollëm këtu. Këtu ka mundësi të marrim hekur për ta dërguar në Europë. Këtu në Lagos është mirë, ka ndërtesa të mëdha, ka edhe shumë të huaj sepse njihet si qendër biznesi, sepse është port i madh.
Por kush ishin babë e bir që janë marrë peng nga piratët?
Ndoj Shytani 55-vjeç kishte diçka më shumë se një vit që punonte si mekanik anijesh ndërsa më parë kishte punuar si elektriçist në Tiranë. Më vonë kishte marrë edhe të birin me vete, punë që ia kishte mësuar ai, Mark Shytanin 26-vjeç. Së bashku si marinarë ata udhëtonin në bordin e anijes “Stevia”. Pronari i anijes është Nikolin Gjergji.
Siç raporton Fax, deri ditën e djeshme celulari i Mark Shytanit ka dalë i ndezur, ndërsa prej 24 orësh nuk rezulton aktiv për rrethana që nuk dihen, ndërsa nga informacionet zyrtare të konsullatave dhe zyrave diplomatike, pengjet nuk janë dhunuar.