Pavarësisht humbjes në mesjavë ndaj Kukësit, në kampin shkodran duket se ka optimizëm në prag të ndeshjes së fundit të këtij viti, asaj që do të luhet ditën e dielë ndaj Partizanit në Tiranë. Ky optimizëm është shfaqur edhe tek trajneri Mirsad Jonuz i cili në prononcimin e dhënë për mediat, ka shprehur qartë bindjen e tij se Vllaznia do të marrë pikë edhe këtë herë. Ndërkohë Jonuz është pyetur edhe për merkaton për të cilën teksa nuk ka dashur te merret me detaje per emra te posaçëm por është ndalur tek pozicionet ku skuadra ka nevoje per perforcime.
VIDEO KONFERENCA:
Fjala e plote e trajnerit te Vllaznise:
–Vetëm pak kohë në dispozicion për t’u përgatitur për ndeshjen e radhës me Partizanin. A është gati skuadra për këtë sfidë?
Vllaznia është gati për këtë ndeshje. Na është rikthyer edhe Ualusimbi nga dënimi që kishte. Kemi folur shumë me lojtarët për këtë takim. Kemi folur shumë edhe për Partizanin. Tani pas ndeshjes me Kukësin duhet që të jemi edhe më shumë më këmbë në tokë. Dhe e kam thënë edhe më parë se Vllaznia pas fazës së dytë të sezonit, pra pas përballjes me Partizanin, Vllaznia duhet që të ketë 26 apo 27 pikë dhe mund t’ia dalim ta arrijmë këtë objektiv. Duhet që të luajmë shumë fort. Të japim gjithççka që kemi dhe ta mbyllim këtë pjesë të sezonit në një mënyrë të kënaqshme.
-Cili është objektivi për këtë takim?
Për ne është shumë e rëndësishme që në ndeshjen me Partizanin të marrim pikë. Unë kam besim tek ekipi për ta arritur këtë gjë. Sa herë i kam kërkuar pikë jashtë ekipit, aq here ia kemi arritur. Kemi folur me ekipin për ndeshjen me Kukësin. E kemi analizuar atë takim dhe kemi shikuar se kemi bërë dy gabime individuale taktikisht. Dhe për takimin me Partizanin duhet që t’i kemi parasysh këto gjëra. Me këto ekipe që kanë më shumë cilësi duhet që të luajmë më të përqendruar. Jam i bindur dhe kam besim që lojtarët do të japim gjithçka në fushë. Partizani mund të ketë më cilësi se ne por ne kemi forcën e grupit.
– Katër mungesa tek Partizani, një favor ky për Vllazninë?
Jo nuk e mendoj ashtu. Partizani ka shumë lojtarë me kualitet. Nuk është problem mendoj për ta që të vënë një lojtar të mesit të fushës në mbrojtje. Ato kanë sulmin e mirë me Çinarin apo Asanin. Edhe nëse nuk luan Boldor, luan Bitri që është aty- aty. Pra nuk shikoj ndonjë favor. E rëndësishme është që të luajmë mirë ashtu siç i kemi luajtur të gjithë ndeshjet jashtë.
-Do të ndyshoni diçka në skemë apo në formacion për nesër?
Po do të ketë ndryshime. Ato kanë disa lojtarë që i mungojnë tani por edhe ne kemi disa lojtarë që kanë nga tre kartona prandaj duhet që të luaj dikush edhe ndaj Flamurtarit. E njëta gjë na ndodhi edhe me Laçin ku kishim shumë lojtarë që kishin kartona dhe ne e humbëm atë ndeshje. Për nesër dy lojtarë që kanë nga tre kartona do të jenë në stol dhe dy të tjerë do të jenë në fushën e lojës.
-Çfarë ndryshon me Vllazninë në shtëpi dhe kur luan në transfertë?
Ku luajmë jashtë, luajmë më të mbyllur dhe jemi më mirë taktikisht duke shfrytëzuar kundërsulmin. Ndërsa kur luajmë brenda luajmë më të hapur. Duhet që të jemi në mesfushë dhe në sulm më mirë.
-Keni folur ende për merkaton me drejtuesit?
Pas ndeshjes me Partizanin do të flasim më mirë për merkaton. Na duhet një stoper i mirë, një mesfushor organizator dhe dy sulmuesa të mirë. Sepse kemi edhe Superligën dhe Kupën. Ne do t’i hedhim të gjitha në letër. Do të flas me administratorin e drejtorin sportiv. Do të flasim me lojtarët që të gjithë të jenë të qartë dhe më pas do të vendosim. Mendoj që vitin tjetër në dy takimet që kemi në shtëpi me Flamurtarin e Laçin të startojmë me fitore dhe të bëjmë një hap të mirë edhe në Kupë.
-Kanë dalë dy emra që mund të jenë në fokusin tuaj, Fili e Çamara. Çfarë mund të thoni për ta?
Nuk duhet të flas tani për emra. Kam 10 lojtarë në listën time. Kam folur edhe me drejtorin Firat dhe administratorin që lista është me 10-të lojtarë, por ne na duhet të marrim më cilësoret. Një problem është se në këtë periudhë nuk ka shumë lojtarë të lirë. Por unë do të synoj që të marrë katër lojtarë në këto pozicione që përmenda.