Sulmuesja e Vllaznisë, Megi Doçi bëhet trajnere, ja ku mund të drejtojë

Shpërndaje

Ajo është futbollistja më e mirë në Shqipëri, teksa vitin 2018 e mbylli si golashënuesja më e mirë në Botë.

Megi Doçi ka marrë mirënjohjen e shumë tifozëve në vendin tonë, si dhe licensën për të drejtuar ekipet e grupmoshave. Këtë, Doçi e zbuloi në emisionin “Why Not” në Rtv Ora.

“Të them të drejtën kam shumë mirënjohje nga Bashkia e Kamzës, si dhe nga Bashkia e Shkodrës, kam marrë shumë certifikata. Para një jave jam licensuar dhe si trajnere. Mund të stërvis ekipe nga mosha 6 deri më 15 vjeç,” tha Doçi.  

Shpërndaje