Teuta shkarkoi dje trajnerin Bledi Shkëmbi. Pas humbjes me katër gola ndaj Kukësit, korçari nuk do të jetë më në pankinën durrsake. Drejtuesit e bregdetarëve nuk kanë humbur kohë, duke zyrtarizuar trajnerin e ri.
Do të jetë shkodrani Edi Martini ai qe do të zëvendësojë të larguarin Shkëmbi. Lajmi është konfirmuar nga Edmond Hasanbelliu që mban postin e presidentit prej shumë vitesh te Teuta.