Ka përfunduar me fitoren minimale të miqve ndeshja mes Skënderbeut dhe Vllaznisë (0-1), e vlefshme për javën e 15 të Kategorisë Superiore. Një gol i Shtubinës në minutën e 66 i jep tri pikë të arta djemve të Jonuz, që e shohin veten në kuotën e 22 pikëve. Për Skënderbeun kjo është humbja e dytë radhazi, çka komplikon pozitat e klubit në klasifikim.
Për mikrofonin e SuperSport ka folur Ndriçim Shtubina, autori i golit që i dha tri pikët ekipit të tij. Një “perlë” e shkodranit që na jep të kuptojmë se vitet mbi shpinë nuk thonë asgjë.
“Është një problem psikologjik nga presioni i tifozëve. Për mënyrën sesi ne luajmë e kemi më të thjeshtë të shprehemi në transfertë.
Goli? Nuk e mendova dy herë që bërë veprimin akrobatik. Kur erdhi topi kalova në mbrojtje me trup dhe fitova hapsirën për të shënuar. Kam pasur vështirësi kur erdha në fillim, pasi ishte diçka e re. Nuk kam probleme me tifozët dhe qytetin, por ambientimi gjithmonë është diçka e re. Kam qenë i pafat sepse mund të kishim shënuar edhe gola të tjerë.”