Klubi i Partizanit ka konfirmuar se dy futbollistët Deian Boldor dhe Besnik Ferati kanë rezultuar sot pozitiv me Covid-19.
“FK Partizani njofton se dy prej pjesëtarëve të ekipit Deian Boldor dhe Besnik Ferati, kanë rezultuar sot pozitiv me Covid-19.
Lojtarët ditët e fundit kanë shfaqur simptomat e para dhe menjëherë i janë nënshtruar testimit të tamponit nga ku kanë rezultuar pozitivë. Testimit të tamponit i nënshtruar edhe lojtari tjetër Amir Bilali, i cili ka rezultuar negativ. Boldor dhe Ferati fatmirësisht gëzojnë gjendje shëndetësore të mirë dhe janë vetëkarantinuar në banesat e tyre.
Ndërkohë asnjë lojtar dhe pjesëtar tjetër i ekipit nuk kanë shfaqur simptoma. Klubi ka marr të gjitha masat dhe ka zbatuar me rigorozitet protokollin shëndetësor të Federatës Shqiptare të Futbollit dhe ISHP (Insituti Shëndetit Publik) dhe do të vijojë t’i përmbahet udhëzimeve për pjesën tjetër të skuadrës dhe stafit”, thuhet në njoftimin e Partizanit.
Skuadra e Partizanit do të zhvillojë ditën e premte derbin e kryeqytetit kundër Tiranës. Ditë më parë rezultoi pozitiv me Covid-19 edhe futbollisti i Bylisit Qardaku, i cili u karantinua për dy javë, ndërsa skuadra vijoi aktivitetin.
Më pas, futbollisti u bashkua sërish me skuadrën ballshiote. E njëjta gjë pritet të ndodhë edhe me skuadrën e Partizanit për ndeshjet e mbetura të këtij sezoni.