Ministria e Shëndetësisë ka deklaruar se sot janë konstatuar 9 raste të reja me COVID 19, duke e çuar në 782 numrin total të prekurve në të gjithë vendin.
Sipas raportimit të përditshëm nga Task Forcë e ngritur nga Ministria e Shëndetësisë gjatë 24 orëve të fundit janë testuar pozitiv 5 persona në Tiranë dhe 4 në Krujë.
Deri më tani për shkak të COVID 19 kanë ndërruar jetë 31 persona në vend, ndërsa më shumë se gjysma e të infektuarve e kanë fituar betejën me koronavirusin.