9 Maj Dita e Evropës, Spahia: Sa shumë sakrifica të bëra nga populli shqiptar për të qënë i barabartë me popujt evropian…

Shpërndaje

9 Maj Dita e Evropës, është ajo që na bashkon të gjithëve, në ëndrrën për një të ardhme të përbashkët vlerash e bashkimi në familjen evropiane. Sa shumë sakrifica të bëra nga populli shqiptar për të qënë i barabartë me popujt evropian, për të gëzuar ato të drejta dhe liri.

Hapa shumë janë bërë përpara e fatkeqësisht edhe hapa pas, veçanërisht në këto 10 vite nga politikat e ndjekura prej kësaj mazhorance. Shqipëria e ka vendin në BE dhe ëndrra jonë si komb është për ta parë këtë proçes të realizuar sa më parë.

Shkodra si një qytet me frymë evropiane e ka dëshmuar prej kohësh kontributin e vet dhe ne si përfaqësues të saj nuk do të rreshtim së ndërtuari ura lidhje me vendet e BE🇦🇱🇪🇺

Shpërndaje