847 familje do të përfitojnë nga strehimi social…

Shpërndaje

847 familje kryesisht në zonat rurale në 22 bashki të vendit do të perfitojnë nga programi i strehimit social. Ministria e Ekonomisë Kulturës dhe Inovacionit thotë se janë vendosur në dispozicion 490 milionë Lekë nga buxheti i shtetit.

Dardana Grabovaj, përgjegjëse, sektori i Shqyrtimit të Projekteve të Strehimit: 22 bashki fituese që adresojnë në total 847 familje me një fond prej 490 mln Lekësh. Përmirësimi i kushteve të banimit zë peshën më të madhe. Adaptimi i objekteve të vjetra dhe kthimi i tyre në banesë dhe përmirësimi i infrastrukturës në zona informale.

Janë afro 55 familje për bashki që përfitojnë rregullim banese, infrastrukturë të re pranë saj, apo një banesë të re sociale.

“Rregullimi i banesave dhe infrastruktura është në zonat rurale. Përmirësimi i infrastrukturës në 3 qytete, Vlorë, Fier dhe Shkodër. Prek 265 familje. Nëse marrim një mesatare për bashkitë, përmirësimi i kushteve të banimit zë pjesën më ta madhe, me një mesatare 55 familje.”

Qyteti i Shkodrës ka marrë edhe buxhetin më të madh.

“Më shumë ka përfituar qyteti i Shkodrës me infrastrukturën.”

Familjet që përfitojnë janë 21.6% të moshuar pa përkrahje, 13.2% persona me aftësi të kufizuar, 11% familje me ndihmë ekonomike, 3.2% emigrantë të rikthyer, 2.5% familje me një prind, gra kryefamiljare, viktima të trafikimit.

Tv Klan

Shpërndaje