Bashkia Shkodër po kryen riparimin e stolave në pedonalen e “Molos”. Janë mbi 80 ulëse që janë dëmtuar, ku në pjesën më të madhe shkaktare ka qënë dora e njeriut, e cila nuk ka kursyer as këtë investim publik.
Drejtori i shërbimeve publike në bashki Alfred Luleta ju bën thirrje qytetarëve t’i mbrojnë këto investime, pasi të gjitha realizohen me paratë e tyre si taksapagues dhe çdo ndërhyrje shtesë, rrit kostot. Një apel Luleta e bëri edhe për organet ligjzbatuese që të vënë para përgjegjësisë autorët e këtyre akteve jo qytetare.
Bashkia Shkodër fton qytetarët që të bashkëpunojnë në mbrojtjen e pronës publike dhe të denoncojnë çdo rast të konstatuar.