Në regjimin 41 bis do të futen edhe të dënuar të tjerë. Kështu deklaroi ministrisë i Drejtësisë, Ulsi Manja në një trajnim me OSBE mbi të drejtat e njeriut për policët e burgjeve që ushtrojnë detyrën në regjimin e posaçëm.
Ministri nënvizoi se gjatë muajit nëntor në regjimin bis u vendosën 4 të dënuar me lidhje me krimin e organizuar
Z. Manja shtoi se në bashkëpunim me agjencitë ligjzbatuese po vlerësohet rrezikshmëria e disa të dënuarve të tjerë.
Manja tha gjithashtu se regjimi i ashpër po funksionon për të ndërprere komandimin e “ushtarëve” për të kryer krime me urdhra nga burgu.
Aktuaisht në regjimin 41 bis jane izoluar 8 të dënuar: Aleksander Llanaj, Fatmir Pjetri, Arber Çekaj, Arbjon Aliko, Emiljano Shullazi, Endrit Qyqja, Redjan Rahja dhe Genci Balla.
Regjimi 41 bis kufizon disa të drejta për të burgosurit apo paraburgosurit:
- Lejohet takimi vetëm me familjarët (paralindurit, të paslindurit, bashkëshortët dhe bashkëjetuesit) dhe takimi do të bëhet në ambjente të përcaktuara.
- Në rast se i burgosuri nuk kryen takime me familjarët, ka të drejtë të ketë bisedë telefonike deri në 10 minuta një herë në muaj.
- Ndalohet përdorimi i sendeve apo parave që i burgosuri mund të marrë nga jashtë.
- Reduktimi i qëndrimit në ajrim deri në 2 orë.
- Ndalohen të marrin pjesë në sindikatat apo organe të tjera përfaqësuesish për të burgosurit.