Një 71-vjeçar italian është gjetur pa shenja jete në dhomë mëngjesin e sotëm në një hotel në Kamzë.
Viktima është me inicialet A. S. Konstatimi është bërë nga shërbimi i hotelit.
Policia thekson se nga kqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.
Paraprakisht dyshohet se italiani ka ndërruar jetë si pasojë e një arresti kardiak.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.