
Sot, në mbarë Shqipërinë festohet 7 Marsi, Dita e Mësuesit, një ditë e veçantë për të nderuar ata që kanë ndikuar në formimin tonë. Çdo njeri ka në zemër mësuesin e tij të preferuar, të cilit i falet me mirënjohje për udhëzimin dhe përkushtimin e tij.
Në këtë ditë të shënuar, ish-mësuesja 74-vjeçare Afërdita Puka kujton me nostalgji tufën e parë të luleve të dhuruar nga nxënësit e saj. Gjatë viteve të saj në arsim, ajo ka përjetuar momente të paharrueshme dhe ndihet e lumtur që edhe pas kaq shumë vitesh, ish-nxënësit e saj vazhdojnë ta kujtojnë me respekt e mirënjohje, duke i dhuruar ende lule si dikur.
Me rastin e kësaj feste, Afërdita Puka ka një urim për të gjithë mësuesit: “Mësimet e mësuesve tanë na shoqërojnë gjatë gjithë jetës, duke qenë udhërrëfyes për të ardhmen tonë. Prandaj sot, me gjithë zemër, u uroj të gjithë mësuesve: Gëzuar 7 Marsin!”