59 murgesha në Romë rezultojnë pozitive me Covid-9, izolohen dy manastire

Shpërndaje

Disa murgesha të dy manastireve të Romës kanë rezultuar pozitive me koronavirus. Janë gjithsej 59 murgesha të prekura nga virusi vdekjeprurës përkatësisht, 40 në manastirin e Bijat e San Camillo në Grottaferrata dhe 19 te tjera në manastirin e Motrave Anxhelike të San Paolo. Të dyja manastiret janë izoluar.

“Murgeshat, të cilët kanë rezultuar pozitive pas testimit për koronavirus kanë qëndruar gjatë të gjithë kohës në manastir. Nuk ka asnjë zonë të kuqe për qytetin”, tha prefekti i Grottaferrata, Luciano Andreotti.

Andreotti ka bërë thirrje për ruajtjen e qetësisë pasi murgeshat janë duke u mbajtur brenda manastrit të tyre. Fatmirësisht, mbështetur në direktivat e nxjerra nga qeveria, murgeshat kanë qëndruar brenda në manastir, ndaj mundësia që ato të kenë mund ta përhapin virusin është shumë e ulët.

Shpërndaje