IKSHPK ka konfirmuar se pas testimti të 295 mostrave janë konfirmuar edhe 95 raste me Covid-19 në Kosovë. Numri total i të prekurve në Kosovë ka shkuar në 561 .
Instituti konfirmon se të gjitha rastet e reja janë raste kontakti.
Të prekurit janë këto vendbanime: Trembëdhjetë (13) raste me vendbanim në Zubin Potok, dymbëdhjetë (12) raste nga komuna e Ferizajit (sipas vendbanimit: Ferizaj shtatë (7) raste, Vojnovc tre (3) raste dhe Kosinë dy (2) raste),
dhjetë (10) raste nga komuna e Vitisë (sipas venbanimit:Viti gjashtë (6) raste dhe Skifteraj katër (4) raste), gjashtë (6) raste nga Mitrovica e Veriut, katër (4) raste nga Zveçani, dy (2) raste nga komuna e Leposaviqit (sipas vendbanimit:
Leshak dy (2) raste, dy (2) raste nga komuna e Prishtinës dhe me nga një (1) rast vendbanimet: Prizren dhe Pejë.
9 Persona janë shërruar njoftohet zyrtarisht.
IKSHPK bën lutje ndaj qytetarëve që të respektohen masat e marra për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.