500 shtëpitë/ Ambasadori turk, Yoruk: Me ndërtimin fillohet në fund të muajit mars

Shpërndaje

Ambasadori Turk në Shqipëri, Murat Ahmet Yoruk në fjalën e tij në mbledhjen e komitetit të Rindërtimit tha se: “Erdogan ka premtuar ndërtimin e 500 banesave për vëllezërit tanë shqiptarë. Ne e kemi bërë të ditur premtimin tonë në Konferencën e Donatorëve.
Në janar kishim disa tërmete në Turqi, shumë njerëz humbën jetën. Kishim edhe problemet në kufirin turk, na vonuan në kontributin tonë. Master-plani i projektit është gati, duhet të firmoset, pastaj të kalohet në procedurat e tjera

Brenda këtij muaji autoritetet turke do të vijnë në Shqipëri për procedurat burokratike. Pas përfundimit të procedurave, të fillohet me ndërtimin në fund të muajit mars”, tha ai.

Shpërndaje