Gjatë fjalës së saj në Komitetin Teknik të Ekspertëve, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu foli edhe për procesin e vaksinimit.
Sipas saj, qeveria synon që brenda majit të arrihen 500 vaksinimine, ndërsa njoftoi se nga sot ka nisur procesi edhe te grupmosha +60, ku prioritet kanë personat me sëmundje kronike.
Ogerta Manastirliu: Ne vlerësojmë që këshillat e komitetit kanë qenë ato të duhura. Nga nëntori kemi mbyllur qarkullimin deri në orës 20:00 pasi grumbullimet janë kthyer në vatra infeksioni në bare e restorante gjatë mbrëmjes sidomos në dimër. Kemi rikthyer mësimin në klasa vetëm për maturantët. Jemi falenderues për sakrificën e bërë nga qytetarët për respektimin e masave dhe se masat e marra kanë qenë masa në mbrojtje të jetës. Jemi duke monitoruar me shumë kujdes situatën. Për sa kohë që virusi është prezent nuk ka asnjë vend për të ulur vigjilencën.
Paralelisht ne po vijojmë me ritme shumë të mira të vaksinimit masiv të popullatës, Sot jemi një ndër vendet me vaksinime të larta, kemi mbyllura vaksinimi me bluzat e bardha, jemi drejt përfundimit me arsimtarët për shkollat private, pasi arsimi publik ka mbaruar vaksinimi dhe me uniformat blu, dhe jemi të vendosur të realizojmë objektivin tonë të 500 mijë vaksinimeve brenda majit.
Prej ditës së sotme ka nisur vaksinimi me moshat +60 vjeç duke pasur perioritet ata me sëmundje kronike. Kemi një tendencë rënie të incidencës krahasuar me 2 javë më parë dhe pozitiviteti i rasteve të reja ka rënë e 12 %.