Që prej nisjes së pandemisë dy vjet më parë përveç të vdekurve, izolimit, frikës e përçarjes, revista Forbes njofton se të paktën 50 doktorë të përfshirë në vaksinat e trajtimet e koronavirusit kanë hyrë në listën e saj si miliarderë të rinj në dollarë.
Dy miliarderët kryesore sipas Forbes janë krijuesit e vaksinave Pfizer, Uğur Şahin, i grupit gjerman BioNTech, dhe Stéphane Bancel i grupit amerikan Moderna, nga Massachusetts.
Kreu i BioNTech ishte i panjohur në 2020, por raportohet se themeloi kompaninë me gruan e tij Özlem Türeci, dhe tani kanë një pasuri prej $ 4.2 miliardë.
Ndërsa homologu i tij francez i Moderna, Stéphane Bancel, zotëron tashmë një pasuri thuajse të njëjtë me pararendësin, së bashku me doktorë e studiues të tjerë si Timothy Springer dhe Robert Langer.
Italiani Sergio Stevanato, është gjithashtu një miliarder i ri me grupin Stevanato, i cili prodhon ampulat e miliarda vaksinave të kompanive.
Të tjera kompani që veprojnë me mjekimet e koronavirusit kanë përfituar nga tregu masiv i sëmundjes. Carl Hansen, i kompanisë kanadeze AbCellera, vlen tashmë $2.9 miliardë me mjekimin e saj të anti-trupave.
August Troendle, themeliues i grupit amerikan Medpace, ka tashmë një pasuri prej $ 1.3 miliardë.
Miliarderët e rinj janë nga 11 vende të ndryshme, shumica nga Kina e SHBA.
Hu Kun, drejtor i grupit kinez Contec Medical Systems, është mes miliarderëve të rinj pasi aksionet e grupit të tij u rritën me 150% prej shitjeve të oksimetrave të pulsit që përdoren në spitale me pacientët e Covid-19.
Në listën e mëposhtme janë disa miliarderët e rinj të shëndetësisë që u shfaqën në listën e re te Forbes:
Yuan Liping 4,1 miliardë dollarë
Hu Kun 3,9 miliardë
Carl Hansen 2,9 miliardë dollarë
Timothy Springer 2 miliardë
Sergio Stevanato 1,8 miliardë dollarë
Robert Langer 1.8 miliardë dollarë
Premchand Godha 1,4 miliardë dollarë
Août Troendle 1,3 miliardë dollarë
Li Juanquan 7,9 miliardë dollarë/ Produkte kirurgjike
Jian Jun 4,4 miliardë dollarë/ Biotech
Ye Xiaoping 4,2 miliardë dollarë/ Produkte farmaceutike
Hao Hong 3,4 miliardë dollarë/ Produkte farmaceutike
Jin Lei 3,2 miliardë dollarë/ Produkte farmaceutike
Liu Fangyi, 3,2 milliards dollar/ Pajisje mjekësore
Alberto Siçardi 2,1 miliardë dollarë/ Pajisje mjekësore
Lv Jianming 3,1 miliardë dollarë/ Pajisje mjekësore
Gan Zhongru 2,8 miliardë dollarë/ Produkte farmaceutike
Ëeng Xianding 2,8 miliardë dollarë/ Pajisje mjekësore
Chen Xiao Ying 2,7 miliardë dollarë/ Informacione mjekësore