5 ditë kohë/ Bashkia Shkodër apel subjekteve: Lironi hapësirat publike që keni zaptuar!…

Shpërndaje

NJOFTIM!

Të dashur bashkëqytetarë,
Bashkia Shkodër njofton të gjithë individët dhe subjektet private të marrin masa për të liruar hapësirat publike të zëna padrejtësisht. Sipas ligjit, koha në dispozicion për kryerjen në mënyrë vullnetare është deri me datë 26.06.2023.
I referohemi këtu përkatësisht trotuareve, shesheve publike, mjediseve të gjelbra dhe parkimeve publike. Ato duhen çliruar nga çdo mjet që pengon përdorimin e hapësirave të përbashkëta, si karrige, goma, blloqe betoni, vazo lulesh apo sende të tjera. Gjithashtu i referohemi lirimit të rrugëve e trotuareve nga podet e karriget e vendosura aty nga subjekte që s’kanë lidhur kontratë me Bashkinë për përdorimin e këtyre hapësirave.
Në përfundim të këtij afati pesëditorë, Bashkia do të ndërhyjë për lirimin e tyre me strukturat përkatëse dhe forcën që i jep ligji, në zbatim të ligjit nr. 139/2015 “Për Vetëqeverisjes Vendore”, ligjit nr. 89/2022 “Për Policinë Bashkiake”.
Të gjithë qytetarët apo subjektet që duan të përfitojnë përdorimin e hapësirave sipas ligjit, i ftojmë të përdorin këtë hapësirë kohore për tu paraqitur pranë Zyrës me një ndalesë për të ndjekur procedurat përkatëse.
Është detyrim i secilit të zbatojë rregullat e bashkëjetesës në mjediset publike, e Bashkia Shkodër shpreh bindjen në mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e secilit prej jush. Faleminderit!

Shpërndaje