4987 gjoba gjatë fundjavës dhe 28 shoferë të arrestuar…

Shpërndaje

4987 gjoba janë vendosur nga Policia Rrugore përgjatë fundjavës për shkelje të rregullave të qarkullimit.

198 patenta janë pezulluar, nga të cilat 127 për tejkalim shpejtësia, 69 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe 2 për qarkullim në sens të kundërt.

Gjithashtu, janë arrestuar në flagrancë 28 shoferë, 17 prej tyre për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 11 të cilët nuk kishin patentë.

Policia Rrugore e Tiranës, nisur nga publikimi në rrjete sociale, i një videoje ku shfaqeshin dy automjete tip “Nissan” dhe “Audi” që po bënin gara shpejtësie në Unazë të Madhe, në kushte të errësirës dhe të fluksit shumë të lartë të automjeteve, duke u bërë rrezik potencial për jetën e tyre dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës, ka bërë të mundur identifikimin e drejtuesve të automjeteve, konkretisht drejtuesin e automjetit tip “Nissan”, shtetasin E. M. dhe drejtuesin e automjetit tip “Audi”, shtetasin M. Sh., të cilët i ka ndëshkuar administrativisht me nga 20.000 lekë të rinj secilin. 

Gjithashtu, efektivët e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë, gjatë kontrolleve parandaluese për përdorimin e alkoolit, në rrugën “Sadik Petrela”, kanë konstatuar një shtetas që po drejtonte mjetin nën efektin e alkoolit.

Gjatë kryerjes së veprimeve policore, drejtuesi i mjetit, shtetasi me iniciale A. H., 22 vjeç, i ka ofruar punonjësit të Policisë, një kartëmonedhë me prerje 5000 lekë të rinj, me qëllim shmangien e testimit për alkool. 22-vjeçari u arrestua në flagrancë për veprën penale “Korrupsioni aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”c

Shpërndaje