45 familje janë bërë përfitues të serrave bujqësore në disa Njësi Administrative në Bashkinë Shkodër.
Ky investim u bë i mundur falë sponsorizimit të Islamic Relief Switzerland dhe u implementua nga Islamic Relief Albania.
Projekti u finalizua në bashkëpunim me Bashkinë Shkodër.Genc Bracaj banor i fshatit Dragoç është një prej përfituesve të këtij investimi. Ai shprehet se ndërtimi i serrës është një ndihmë e madhe, pasi e vetmja e ardhur ekonomike për familjen e tij është nga bujqësia. Pak kohë më parë Islamic Relief dhuroi 7 automabulanca me kilometer zero për Spitalin Rajonal Shkodër, ndërsa pritet që shumë shpejt të ketë të tjera investime në territorin e bashkisë Shkodër.