44 vite në shërbim për pacientët shkodranë, ministrja Manastirliu vlerëson infermieren Suzana Halilaj…

Shpërndaje

Suzana Halilaj ka një jetë në shërbim si infermiere për pacientët shkodranë, në Sanatoriumin e Spitalit Rajonal Shkodër.

Pas 44 vitesh pune të palodhur, me devotshmëri, profesionalizëm e dashuri për profesionin e saj human, Zana – siç e thërrasin të gjithë – e mbyll karrierën e saj të gjatë me respektin dhe mirënjohjen e bashkëqytetarëve të saj.

Sot pata kënaqësinë e një bisede miqësore me Zanën, për ta vlerësuar për punën e saj të çmuar në shërbim të pacientëve.

#RESPEKT

Shpërndaje