Zyra vendore arsimore në Shkodër ka të regjistruar 421 nxënës në sistemin parauniversitar që i perkasin komuniteteve rome dhe egjyptiane.
Mbajtja e tyre në bankat e shkollës është sfidë me vete, megjithatë drejtoresha e ZVA Shkodër Blediana Osja thotë se këtë vit ka zero braktisje të shkollës nga këto komunitete.
Evidentimet e rasteve për moshat shkollore bëhen nga zyra arsimore, ndërsa për moshat e rritura ky evidentim bëhet nga ana e sektorit të mbrojtjes së fëmijëve në Bashkinë Shkodeër./RealittiPost/