4 mjekë të infektuar nga koronavirusi, spitali del me thirrjen e rëndësishme

Shpërndaje

Spitali i Fierit i është drejtuar me një thirrje qytetarëve, që të gjithë që i drejtohen urgjencës qendrore të spitalit, urgjencës së pediatrisë dhe maternitetit të jenë të pajisur me kartë identiteti.

Nëse nuk kanë mjet identifikimi do të duhet të presin deri sa të verifikohen lëvizjet e tyre nga sistemi TIMS.

Drejtoria e Spitalit Fier kërkon dhe shpreson bashkëpunimin e qytetarëve për të kaluar këtë situatë.

Kujtojmë se deri tani në vendin tonë janë infektuar 51 persona me koronavirus, nga këto vetëm sot janë konstatuar 7 persona të personelit mjekësor, nga këto 4 të identifikuar vetëm sot.

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ndërkohë ju drejtua qytetarëve më këtë apel:

“Ju lutem, ju lutem, ju lutem. Le të bëhemi të gjithë bashkë pjesë e zgjidhjes. Ndani me stafet mjekësore, çdo informacion në lidhje me lëvizjet apo kontaktet që keni patur. Kjo është thelbësore. Kështu ua lehtësoni punën atyre mijëra epidemiologëve, mjekëve dhe infermierëve që në këto orë janë duke punuar me vetëmohim në shërbimin tuaj”, ka bërë thirrje ministrja Manastirliu.

Në fund të komunikimit me publikun, Manastirliu falenderoi të gjithë ekipet mjekësore të spitalit Infektiv, të spitalit “Shefqet Ndroqi” dhe të gjithë ekipet mjekësore në terren, farmacistët në strukturat publike dhe jopublike që po shërbejnë për qyteratët, epidemiologët dhe ekspertët e shëndetit publik që po bëjnë një punë të jashtëzakonshme në këto ditë të vështira.”

Shpërndaje