Një 36-vjeçar shqiptar, i cili ishte i burgosur në Greqi, është gjetur mëngjesin e sotëm i pajetë. Mediat greke kanë dhënë të tjera detaje për këtë ngjarje, duke zbuluar identitetin e shqiptarit.
Sipas mediave greke, bëhet fjalë për shtetasin Aleksandër Llazari nga Lezha.
Në trupin e tij nuk u gjetën shenja dhune. Policia greke nisi hetimet për ngjarjen dhe e dërgoi trupin e tij të pajetë për ekspertizë mjeko-ligjore për të gjetur shkakun e vdekjes së 36-vjeçarit.