’36 grabitje brenda 3 javëve’, arrestohen 4 skifterat shqiptarë/ Mbi 200 mijë euro dëme…

0
470

Që të gjithë anëtarët e bandës së shqiptarëve kanë përfunduar në burg, pas një ndjekje nga ana e policisë, nga Polverigi në Ankona, e zhvilluar në 26 nëntorin e kaluar.

Ishte e mjaftueshme që karabinierët në Osimo të paraqisnin dokumentacionin e pasur hetimor duke ia paraqitur gjykatësit që demonstronte autorët e rreth 36 vjedhjeve të banesave.

Ata janë katër shqiptarë të moshës 29 deri 40 vjeç, që banojnë midis Nocera Inferiore (Salerno) dhe Ankonës.

Ata arrijnë të ngjiten në katet e sipërme të ndërtesave duke përdorur ulluqet derisa arrinin në dritare apo ballkone. Ata hynin në shtëpi pavarësisht nëse aty ishin të pranishëm ose jo pronarët.

E gjithë kjo ndodhi në mënyrë të përsëritur për rreth tre javë, si në një fotokopje, në disa komuna.

Modus operandi është gjithmonë identik. Laurenc Balla, 33- vjeç, mori përsipër regjistrimin e një makine “të pastër” në emrin e tij, me qira, në një kompani makinash në Camerano, me të cilën do të arrinte në destinacionet e ndryshme “të punës”. Ata shkonin në destinacion nga ora 17:00 deri në orën 20:00.

Balla e izoloi automjetin në një vend të sigurt duke vepruar si “polic” për tre shqiptarët e tjerë, që mund të konsiderohen si akrobatë të vërtetë për shkak të kryerjes së tre-katër grabitjeve brenda pak orësh, duke lëvizur në këmbë nga një apartament në tjetrin.

Tre gabime serioze të kryera nga kriminelë të ardhur nga toka e shqiponjave siç shkruajnë mediat italiane, është përsëritja e strategjisë për shumë kohë. Marrëdhënia e vazhdueshme me agjencinë e qirasë është fatale.

Në një shtëpi të vetme në Potenza Picena, ata morën para, florinj dhe xhevahire të vlerësuara në 130,000 euro në një lëvizje, episod që çoi karabinierët të jepnin një hetim të përshpejtuar.

Së treti, ata vepruan në një zonë që mbulohet nga hetuesit më të mirë të rajonit.

Tre muaj më parë, përveç Laurenc Ballës,  përfunduan në pranga edhe Bledar Sala, 36 vjeç, Ibrahim Leski, 29 vjeç, me disa identitete si dhe Albert Kristani, 40 vjeç. Vlera e produkteve të vjedhura arrin në rreth 200,000 euro.

Pavarësisht se ata ishin arrestuar në nëntor dhe u vendosën në arrest shtëpie, gjatë ditës së djeshme, u lëshuan sërish urdhër-arrestet për shkak se u zbuluan të jenë autor edhe për 30 vjedhjet e tjera./ Panorama/

PËRGJIGJU