35 vite në shkollën “Kolë Margjini”- Mësuese Elsa kontribuon prej dekadash në fushën e dijes…

Shpërndaje

Prej 35 vitesh,  Elsa Bushati është  mësuese në shkollën teknike pyjore “Kolë Margjini”.

Mësues Elsa e kujton me nostalgji nisjen e profesionit 35 vjet më parë në këtë insitucion, dhe ndjehet krenare për nxënësit e saj, të cilët tashmë kontribuojnë në drejtimin  e pyjeve

Studimet i mbaroi në këtë shkollë, ndërsa për disa vite ishte inxhiniere pyjesh .

Megjithëse ka arritur moshën e penisonit, mësuese Elsa vijon të kontribuojë në shkollën “Kolë Margjini”.

Për arsimtarët e rinj,  mësuese Elsa  ka një këshillë që ta duan profesionin të respektojnë nxënësit  e të jenë gjithnjë bashkëpunues me to.

Shpërndaje