
Sot shënohet 34-vjetori i Masakrës së 2 Prillit 1991, një nga ngjarjet më të dhimbshme në historinë e re të Shqipërisë. Më 2 Prill 1991, në qytetin e Shkodrës, forcat e regjimit komunist hapën zjarr ndaj protestuesve që kërkonin demokraci dhe ndryshim, duke lënë të vrarë katër të rinj: Arben Broci, Nazmi Kryeziu, Besnik Ceka dhe Bujar Bishanaku.

Kjo ngjarje ndodhi në një moment kritik për vendin, pas zgjedhjeve të para pluraliste të 31 Marsit 1991, kur tensionet mes regjimit komunist dhe forcave opozitare ishin në kulm. Protesta në Shkodër simbolizoi rezistencën ndaj dhunës dhe kërkesën e palëkundur për një Shqipëri të lirë dhe demokratike.

Sot, autoritetet lokale dhe qytetarët e Shkodrës përkujtojnë këtë ngjarje me homazhe pranë memorialit të dëshmorëve, duke nderuar kujtimin e tyre dhe sakrificën për demokracinë, i pranishëm do të jetë dhe lideri historik i partisë demokratike dr.Sali Berisha.

Masakra e 2 Prillit mbetet një plagë e hapur, por edhe një dëshmi e guximit të popullit shqiptar për të rrëzuar diktaturën.
Lavdi dëshmorëve të 2 Prillit!
/Realitetispost/

