Kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura Shqiptare dega Shkodër, Albert Tuka, ka reaguar pas protestës së punonjesve të një fasonerie në Shkodër, të cilat kishin rreth 3 muaj pa marrë pagat. Ai shpreh keqardhjen për këto punonjese dhe thotë se është dashur të paraqiteshin të Inspektoriati i Punës dhe Drejtoria e Tatimve, teksa është i bindur se janë të drejta që ato punonjese do ti fitojnë.
Tuka shton se në Shkodër janë mbi 10 mijë punonjese që punojnë në fasoneri, ndërsa ka pasur mbi 25 denoncime pranë BSPSH Shkodër, por që janë zgjidhur përmes dialogut.
“Dje e kam marrë vesh përmes mediave se cfarë ka ndodhur në fasoneri ku ishin 30 punonjës që janë larguar ng puna pasi firma ka falimentuar. Në radhë të parë dua të sqaroj, sindikata i perket anëtarësisë, shpreh keqardhjen për punonjëset që kanë braktisur punën por u bëj thirrje të drejtohen në Gjykatë dhe duhen të paraqiten në zyrat përkatëse sepse kjo kompani ka punuar pa sigurime shoqërore.
Ju rikujtoj që këtu në Shkodër janë mbi 10 mijë punonjës në fasoneri.
Në pjesën ku ne kemi fasoneri kontrata respektohet 100%, me thënë të drejtën kemi pas shumë ankesa e denoncime por nuk janë bërë publike dhe janë zgjdhur përmes dialogut social”-tha Tuka.
Një ditë më parë, disa punonjese dolën në protestë para Prokurorisë së Shkodrës, për shkak se kishin mbetur 3 muaj pa marrë pagat, ndërsa pronari i fasonerisë nuk u ofronte asnjë zgjidhje.