3 raste zjarri në një javë në Shkoder/ Smajlaj: Apel institucioneve të plotësojnë kushtet…

Shpërndaje

Në harkun kohor të një jave, 2 institucione dhe 1 subjekt hotelerie u përfshinë nga zjarri në Shkodër. Emërues të përbashkët kishin shkendijën elektrike. Ndërhyrja e efektivëve zjarrëfikës bëri që në të tre rastet zjarri të izolohej pa shkaktuar dëme në njerëz. Sektori i parandalimit të zjarreve në Shkodër tregon se nga kontrollet e ushtruara rezulton që subjektet janë të pajisura me fikëse zjarri, por lë për të dëshiruar sistemi i brendshëm elektrik, i cili ndër vite nuk ka patur ndërhyrje.

Smajlaj tregon se shqetësim mbetet kalimi i afateve për fikëset e zjarrit ku institucionet i mbajnë me vite.

Tashmë, me urdhër të ministrit të brendshëm, reparti zjarrëfikës në Shkodër po organizon punën që në bashkëpunim edhe me IKMT të nisin kontrollet si në subjekte private ashtu edhe në ato shtetërore. Nga ana tjetër edhe OSHEE ka bërë me dije se rrjeti elektrik është në kushte optimal, ndërkohë që një pjesë e institucioneve dhe hotelerive kanë kabina private si dhe staf të brendshëm për mirëmbajtjen e sistemit elektrik.

Shpërndaje