3 janari ditë pushimi për administratën, kur do të zëvendësohet…

Shpërndaje

Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave u vendos që data 3 janar 2025 të jetë pushim zyrtar.

Ndërsa u vendos gjithashtu që kjo ditë të zëvendësohet brenda gjashtë mujorit të parë të vitit të ardhshëm.

Data 3 janar do të jetë ditë pushimi për punonjësit e administratës shtetërore”, thuhet në vendimin e qeverisë, publikuar tashmë edhe në Fletore Zyrtare. Dita e punës, e datës 3.1.2025, do të zëvendësohet në një nga ditët e pushimit brenda gjashtëmujorit të parë 2025.

Shpërndaje