234 këmbësorë janë ndëshkuar me gjobë në 24 orët e fundit

Share your love

234 këmbësorë janë gjobitur me nga 100 mijë lekë të vjetra gjatë 24 orëve të fundit, pasi kishin lëvizuar jashtë orareve të përcaktuara.

Sipas njoftimit të policisë, gjithashtu janë bllokuar 75 automjete, duke iu hequr edhe patentat drejtuesve të mjeteve, pasi nuk kishin akreditim nga Policia e Shtetit.

Masa ndëshkuese janë marrë edhe ndaj administratorëve të lokaleve që nuk i kishin mbyllur bizneset e tyre.  8 administratorë lokalesh  janë gjobitur me nga 1 milionë lekë të vjetra.

Gjatë 24 orëve të fundit, dy shtetas janë dënuar me nga 7 milionë lekë gjobë, pasi nuk kanë respektuar vetëkarantinimin.

Share your love