22 parkime që figuronin të rezervuara, në disa nga rrugët kryesore të qytetit të Shkodrës, janë kthyer në publike…

Shpërndaje

Nga policia bashkiake, gjate kesaj jave janë ushtruar kontrolle për parkimet e rezervura në bulevardet “Zogu i Parë”, “Bujar Bishanaku”, “Skënderbeg” deri në Kryqëzimin e Serreqit, si dhe në rrugët “Studenti”, “Qemal Draçini” e “Martin Camaj”, ku janë shqyrtuar kontratat e 45 parkimeve, gati gjysma e të cilave kanë rezultuar me kontrata të përfunduara.

Në të gjitha këto raste është bërë kthimi i menjëhershëm i tyre në parkime publike. Ndërsa për 18 subjekte të tjera që rezultonin me shkelje të kushteve të kontratës janë lënë akt kontrolle për plotësimin e kritereve të duhura.

Shpërndaje