2020, rënie drastike e numrit të gjykimeve/ Pandemia e mungesa e gjyqtarëve: Nga 166 mijë çështje, gjykatat kanë shqyrtuar 68 mijë

Shpërndaje

Mungesa gjyqtarëve për shkak të shkarkimeve të shumta nga Vetting-u si dhe Pandemia Covid 19 u kanë mohuar masivisht shqiptarëve të drejtën për t’ju drejtuar gjykatave gjatë këtij viti. Këshilli i Lartë Gjyqësor raporton se Gjykatat kanë marrë në shqyrtim vetëm 41% të çështjeve të parashikuara për periudhën janar-gusht të këtij viti.

Të dhënat vijnë përmes raportit zyrtar të Këshillit të Lartë Gjyqësor për periudhën janar-gusht 2020, i disponuar nga Televizioni Scan.

Këshilli fajëson rënien drastike të numrit të gjyqtarëve në sistem për pjesën dërrmuese të gjykimeve të munguara, ndërkohë që këtij faktori duhet t’i shtohen edhe vështirësitë e shkaktuara nga Pandemia.

“Numri i çështjeve të parashikuara për vitin 2020, është 171,761. Parashikimi i numrit të çështjeve nga ana e gjykatave është kryer referuar tendencës së numrit të çështjeve ndër vite. Për periudhër raportuese janë realizuar 68,650 çështje kundrejt 166,054 çështjeve sipas planit të rishikuar vjetor, ose në masën 41%. Ky realizim është i lidhur me mungesat në strukturat organike të gjykatave me 85 gjyqtare si edhe situata e vështirë krijuar nga pandemia Covid-19 e cila solli pezullimin e aktivitet të gjykatave në zbatim të Vendimit nr.127 datë 10.03.2020 të KLGJ-së. “Për pezullimin e veprimtarisë dhe shërbimeve gjyqësore në të gjitha gjykatat në Republikën e Shqipërisë”, thekson në raport Këshilli i Lartë Gjyqësor.

Shpërndaje