“20 vite me medalje”, Erkand QERIMAJ falenderues për gjithçka: Së bashku arrijmë më lart…

Shpërndaje

Erkand Qerimaj ishte protagonist dje në Lojërat Mesdhetare, pasi doli me medalje argjendi nga sporti i peshëngritjes, pesha 73kg. Qerimaj mbajti plot 149 kg në stilin e shkëputjes, me provën e tretë që hasi kontestime nga gjyqtarët, por në fund i dha vendin e dytë.

Peshëngritësi shqiptar nuk mori pjesë në stilin e shtytjes, duke mos u klasifikuar në dygarësh. Ditën e sotme ka postuar në rrjetet sociale, duke i falenderuar të gjithë për këtë sukses dhe cilësuar se gjithçka vjen nga mundi dhe sakrificat.

“Medalje argjendi në Lojërat e Mesdheut! I gëzuar dhe shumë krenar për arritjen e radhës. Mundi, sakrificat, lodhja u shpërblyen me medalje dhe ngritjen e flamurit! 20 vite medalje Mesdhetare, Europiane, Botërore. Dua të falenderoj zotin si fillim që më ndihmon të kem vullnet e të mos dorëzohem, familjen për gjithe lodhjen, motivimin, vullnetin e përkushtimin për të arritur deri këtu.

Falenderimi gjithashtu shkon për të gjithë njerëzit e angazhuar në institucionet që janë pjesë e punës për të ngritur flamurin Kombëtar! Së bashku mund të arrijmë edhe më lart!”

Shpërndaje