2 raste me koronavirus në Shkodër…I infektuar një punonjës tek Shtëpia e Fëmijës…

Shpërndaje

Qyteti I Shkodrës duket se ka gjetur qetësi gjatë 24 orëve të fundit sa I takon situatës së krijuar nga përhapja e virusit COVID-19. Vetëm dy raste të reja janë konfirmuar ditën e sotme nga Ministria e Shëndetësisë. Mësohet se rastet I përkasin një çifti të moshuaritsh, të cilët janë kontakte të personave të infektuar më herët më Koronavirus.

Përgjigjet e analizave të të moshuarve I takojnë ditës së dielës, ndërkohë që akoma nuk kanë mbërritur përgjigjet e tamponëve të marrë një ditët më parë në Shkodër kryesisht tek punonjëist e bashkisë Shkodër, ku rezultoi pozitive me COVID-19 një nga nënkryetaret e bashkisë dhe në Shtëpinë e Fëmijës 6-16 vjeç ku doli I infektuar një punonjës.

Ndërkohë që mbrëmjen e kaluar është shënuar edhe viktima e tetë nga Koronavirusi në Shkodër, I cili prej 10 ditësh ishte I shtruar në spitalin infektiv në Tiranë. Gjendja e tij është përkeqësuar si pasojë e vështirësisë në frymëmarrje dhe pavarësisht terapisë intensive 69-vjeçari,

bëhet fjalë për një të moshuar 69-vjeçar i cili vuante nga hipertensioni, nuk ka mundur të mbijetojë. Deri më tani, infeksioni ka hyrë në disa prej institucioneve në Shkodër si, Poliklinika e Specialiteve, Drejtoria e Sigurimeve Shoqërore, Gjykata e Apelit, bashkia Shkodër, Shtëpia e Fëmijës.

Rastet e fundit të shfaqura kanë rritur ndjeshëm edhe vigjilencën e institucioneve shëndetësore në Shkodër për të testuar një numër ëm të madh qytetarësh të dyshuar si të infektuar.

Që prej përhapjes së pandemisë në muajin Mars, në qarkun Shkodër janë testuar më shumë se 2200 qytetarë, ku më shumë se 350 kanë rezultuar pozitive, 155 prej të cilëve janë raste aktive aktualisht.

Shpërndaje