
2 fjalë për Tedin…
Tedin e njof prej vitesh. Qysh ma i ri e ka pas atë sharmin e burrnisë – i thjesht , i urtë, i sjellshëm, i përgjegjshëm. Ka punu heret, ka sakrifiku, e ka dit me u dallu pa ba zhurmë.
E njof edhe si familje – nana e tij, profesoresha Irma, më ka dhanë mësim në 8-vjeçare. Nji gru zonj që s’harrohet kurrë. Ma vonë kur Tedi ishte student në Tiranë, më ra me ndejt ma shpesh me të. Kena fol gjatë për sfidat e jetës, të rinisë, të shoqnisë – e ai gjithmonë fliste me zemër e me mendje.
Tedi nuk ka pas nevojë me u mburrë për me i pa – vlerat por i ka pas gjithmonë brenda vetes. Ka pa larg, ka luftu ndershëm për gjithçka që ka dashë me arrit.
Edhe sot, kur shumëkush për fushatë çdo ditë me telefonoj si call center për dyshekë, Tedi s’ka lyp as ID, as lista. As nji thirrje. Jo mu, por askujt.
Po ecën me dinjitet, me përkushtim, me ndershmëri. Sic i takon si djal fisnik.
Unë e mbështes, jo pse sma ka kerku voten, por sepse Tedi asht prej atyne pak njerëzve që përfaqësojnë vlerat: familjen, qytetarin, besimin në Zot, e nji të ardhme ma të mirë për të gjithë.
Nëse ke me votu, mendoje mirë: Voto per mi dhan vler Shkoders tone , jo për interes t’perkohshem.
Voto për Tedin!
Ardit Bilani (CEO i Souvenir Albania)