2 destinacione për shqiptarët për festat e Nëntorit…

Shpërndaje

Pandemia ka kufizuar lëvizjet e shqiptarëve për festat e nëntorit. Përfaqësues të turoperatorëve thonë se 2 janë destinacionet kryesore ku shqiptarët kanë zgjedhur të lëvizin për këto festa.

“Të interesuar për të lëvizur jashtë vendit ka dhe natyrshëm është një mundësi e mirë që gjatë ditëve të festave të lëvizet edhe jashtë vendit përveç se brenda vendit. Por lëvizjet janë të kufizuar për shkak të situatës së pandemisë. Mbyllja e Austrisë ishte një tjetër goditje. Mbeten mundësitë vetëm Stambolli, Emiratet e Bashkuara dhe Dubai pasi nuk ka kufizime përveç tetsit PCR”.

Edhe lëvizjet në rajon janë shumë të kufizuara për shkak të masave anti-Covid. Por krahasuar me një vit më parë kur gjithçka ishte e mbyllur, këtë vit turizmi mori frymë lirisht kryesisht gjatë verës.

“Lëvizjet në rajon dhe Europë janë në numër shumë të ulët, kjo edhe për shkak që të lëvizin vetëm të vaksinuarit dhe ata me testin anti-gen. Lëvizjet janë në krahasim me vitin e kaluar janë të pakrahasueshme, ndërsa në krahasim me 2019 janë 20-25 % pra në rënie shumë e madhe në krahasim me 2019”.

Situata në Europë ka bërë që rezervimet e të huajve për në Shqipëri të mbeten pezull. Fluksi i lëvizjes në pikat kufitarë është kryesisht nga emigrantët që kthen e në familjet e tyre.

Shpërndaje