2.1 Milion euro ka investuar bashkimi europian per 13 bashki te Shqiperise dhe malit te zi. Pjesë e përfituesve do të jenë ndër të tjera bashkia Shkodër, Malësi e Madhe, Vau Dejës, Pukë dhe Fushë Arrëz. Koordinatori i Agjencisë Shtetërore të Programimit Strategjik Ilir Beqaj u shpreh se fokusi kryesor janë punësimi, turizmi dhe mbrojtja e mjedisit…
Në një kohë kur kërcënimet për shumë shtete, qofshin biologjike por edhe kibernetike janë prezente, mbështetja e Bashkimit Europian është tejet e rëndësishme tha Beqaj…I deleguari i Bashkimit Europian Andrea Vera u shpreh se projektet e bashkive aplikuese kanë ardhur vetëm duke u përmirësuar….Të pranishëm në ceremoninë e shpalljes së projekteve fituese ishin edhe përfaqësues të qeverisë së Malit të Zi duke qenë se aksionet e projekteve ndërkufitare IPA do të përqëndrohen në të dy kufinjtë e vendeve fqinje për punësimin e qëndrueshëm dhe rritjen gjithëpërfshirëse ekonomike.