Flotës së Policisë së Shtetit i janë shtuar 196 automjete të reja.
Në prezantimin e automjeteve në Sheshin “Nënë Tereza” ka marrë pjesë edhe kryeministri Rama, ministri Lleshaj, si dhe ambasadori i BE-së në Tiranë, Soreca.
“Vijon procesi i modernizimit të flotës së mjeteve të Policisë së Shtetit, e cila po dëshmon çdo ditë dobinë e transformimit të thellë, ku ka hyrë gjatë viteve të fundit, duke qenë gjithnjë e më shumë në lartësinë e pritshmërisë qytetare ndaj saj”, shkruan Rama në Facebook.