Për Rejan Alivodën, 19 vjeçarin e talentuar shkodran, dita e sotme është disi e veçantë. Kjo, pasi nga burimet brenda kampin kuqeblu, tekniku Mirel Josa ka vendosur t’i japë besimin e duhur që të jetë në formacionin kuqeblu nga minuta e parë.
Në këtë mënyrë, përfshirë edhe hapësirat që ka pasur Alivoda në ndeshjet e mëparshme, kombëtare dhe ndërkombëtare,dhe së bashku me të edhe kolegët e tjerë të rinj, si Smajli, Delaj, Spahija dhe ndonjë tjetër, duhet thënë se për këtë sezon futbollistik duket një politikë tjetër më e ngrohtë në drejtim të promovimit të elementit të ri.
Për 19 vjeçarin shkodran, aktivizimi it ë cilit pritet të jetë në mesfushë duke zëvendësuar kosovarin Boshnjaku të dëmtuar do të jetë një rast shumë i mirë për të treguar vlerat e tij, por në të njëjtën kohë edhe një provë serioze, pasi reparti në fjalë kërkon vertet shumë punë, volum dhe energji për të përballuar një ndeshje të vshtirë si kjo e sotmja me Kastriotin.
Falë mungesave të titullarëve, ndryshime priten edhe në prapavijë, ku vendin e malazezit Darko Bulatoviç të dëmtuar pritet të zërë Dajan Shehi, por gjithnjë duke pasur një pistë tjetër, edhe atë të të riut të talentuar Flori Spahija. Ndërkohë që, pozitive konsiderohet rikthimi i Hakajt duke ulur në stol të riun Smajli që luajti për ndeshje radhazi titullar.
Një tjetër rikthim pozitiv është edhe ai Herald Markut, i cili në ndeshjen e kaluar vuajti ndëshkimin me karton të kuq në sfidën ndaj Tiranës. Megjithatë, burime nga stafi bëjnë të ditur se akoma nuk është vendosur, nëse do të jetë ai apo Heriç përkrah Jonuzit dhe Alivodës. Ndërkohë, që në vijën e parë sulmuese, të preferuarit e Josës për këtë ndeshje janë Mala, Hoxhaj dhe Kaina
Gjithësesi, saktësisht, duhet pritur deri rreth një orë përpara ndeshjes, atëherë kur stafet përkatëse dorëzojnë protokollet për të mësuar zyrtarisht formacionin anti-Kastrioti./veriusport/