Sot 19 vite pas, tragjedia e 9 janarit eshte ende e fresket per familjaret e viktimave dhe personave te zhdukur ne det. E historia duket se rrezikon te perseritet, ndaj Ndoc Bjeshka I cili humbi te birin ne ujrat e Karaburunit apelon ndaj te rinjeve, mos u largoni me gomone, mos rrezikoni jeten tuaj thote ai.
Sipas kreut të shoqatës, Nikoll Mëhillaj, dëshmitë tregojnë se në det ishin 2 gomoneNë tragjedinë e 9 janarit në Karaburun kanë qenë dy gomone në det, por shteti vetë e ka fshehur njërën prej tyre dhe në tjetrën ka grumbulluar trupat e jetë dhe të pajetë që janë gjendur në mes të natës në mes të detit. Per zvarritje te ceshjtes ne SPAK me apo pa dashje flet edhe avokati Dode Mehmetaj I cili tregon se sot ekzistojnë dëshmi që tregojnë se në det kanë qenë 2 gomone por për ta minimizuar sa më shumë tragjedinë, është deklaruar vetëm njëra.
9 janar 2004 e cilesuar si e zezë, udhëtonin me gomone drejt Italisë 39 persona, por fati i keq e desh që prej tyre vetëm 11 të ktheheshin të gjallë, 21 të vdekur, ndërsa 7 deklarohen të humbur që prej asaj dite. Ndërkaq, nga instancat shtetërore të asaj kohe u deklarua se në det ka qenë vetëm një gomone nderkohe dosja ende vijon te jete ne spak.