Bashkia e Shkodrës vijon aktivitetet promovuese e vlerësuese në kuadër të 100 vjetorit të Shoqnisë “Vllaznia”. Për gjatë një viti, kanë vijuar e do të pasojnë takime me sportistë nga disiplina të ndyshme, që ngritën lart ngjyrat kuqeblu në vite.
Ka qenë rradha e volejbollit, ku sportistë e trajnerë të shquar në vite, janë nderuar me “Mirënjohje” nga kryetarja e Bashkisë së Shkodrës zj. Voltana Ademi.
Si trajneri më i mire është vlerësuar z. Vehbi Sulejmani, ndërsa kanë marrë “Mirënjohje” edhe trajnerët Artan Kalaja dhe Mark Grimci.
Si sportiste femra janë vlerësuar me “Mirënjohje” për kontributin në vite: Hyrije Shkami, Bukurije Alibali, Çiljeta Toska, Alda Kaçurri, Nora Deda, Valbona Quku, Fausta Toska, Kristina Nikolli, Klavia Peteza, Shqipe Molla.
Si sportistë meshkuj janë vlerësuar me “Mirënjohje” për kontributin e tyre në vite: Ali Bushati, Luigjino Mjeda, Mark Kroqi, Gjon Çoba, Besnik Lisha, Anton Qafarena, Irfan Boriçi, Viktor Jubani, Aleksander Leqejza dhe Ditmir Rrashketa.
Në këtë ceremoni, janë vlerësuar jo vetëm figura historike të sportit të volejbollit por edhe më të rinjtë, shenjë e qartë se kjo disiplinë sportive vazhdon të sjellë talente, trofe e suksese për ngjyrat kuqeblu.