Janë zbardhur detajet e para nga ngjarja e rëndë në Tiranë, ku sipasojë e një përplasje me armë zjarri mbetën të plagosur 3 persona dhe një viktimë.
Ngjarja e rëndë u regjistrua në zonën e Don Boskos, në një lokal ku një sherr mes të rinjve ka përfunduar deri në përdorimin e armëve.
Policia ndërkohë ka sekuestruar kamerat e sigurisë dhe po këqyr ato për të mësuar më shumë detaje rreth ngjarjes së rëndë.
Po ashtu, janë ngritur pika kontrolli në hyrje dhe daljet e kryeqytetit, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit.